20,000 punonjës të Facebook kanë parë 600 milionë fjalëkalime përdoruesish

E publikuar: 21/03/2019 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk duhet të përbëjë çudi sepse janë shndërruar në një fenomen të zakonshëm skandalet e sigurisë dhe privatësisë së Facebook.

Së fundit kompania tha ditën e sotme se ka zbuluar në Janar se disa fjalëkalime përdoruesish ishin ruajtur në tekst të qartë në serverët e Facebook.

Sistemet e Facebook presupozohet se duhet të maskojnë fjalëkalimet dhe rrjeti social thotë se ashtu është adresuar.

Facebook do të njoftojë ata përdorues fjalëkalimet e të cilëve ishin ruajtur në tekst ku përfshihen qindra miliona përdorues të Facebook Lite, një version i aplikacionit të rrjetit social dizajnuar për lidhjet e ngadalta të internetit dhe telefonët buxhetorë.

Gjithashtu do të lajmërohen edhe me miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdorues të Instagram.

Ndërsa informacioni do të kishte rezultuar katastrofikë nëse do të kishte rënë në duar të gabuara, Facebook thotë se kredencialet nuk ishin të dukshme për të tjerë jashtë Facebook.

Rrjeti social nuk foli sesa i përhapur ka qenë problemi por një drejtues emri i të cilit mbetet anonim pranë Facebook kishte thënë se të paktën 20,000 punonjës kanë parë 600 milionë fjalëkalime. Rrjeti social punëson 35,587 njerëz në fund të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se rreth 2,000 inxhinierë të cilët kanë kërkuar 9 milion elementë të dhënash që përmbanin fjalëkalimet. /PCWorld Albanian