200 aplikacione me aduer janë shkarkuar 150 milion herë në Play Store

E publikuar: 14/03/2019 01:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 200 aplikacione në Google Play Store kishin kod me reklama keqdashëse të cilat tregonin reklama edhe jashtë aplikacionit dhe i çonin përdoruesit në uebsajte për shkarkimin e aplikacioneve të tjera.

Zbulimi u bë nga firma e sigurisë Check Point dhe tashmë janë eliminuar nga Google. Aplikacionet kanë grumbulluar 150 milion shkarkime përpara se të fshiheshin nga Play store.

Kodi i dëmshëm është vendosur brenda aplikacioneve duke u paraqitur si softuer legjitim reklamimi. Zhvilluesit e kanë përdorur duke menduar se kodi do të tregonte reklamat siç duhet por në realitet bënte më tepër.

Disa prej tyre ishin: Snow Heavy Excavator SimulatorReal Tractor Farming SimulatorHeavy Mountain Bus Simulator 2018Hummer taxi limo simulatorExcavator Wrecking Ball Demolition Simulator, dhe Sea Animals Truck Transport Simulator.

Google zakonisht rishikon aplikacionet përpara se të hyjnë në Play Store por ky proces asnjëherë nuk ka qenë aq strikt sa ai i Apple me App Store.

Vitet e fundit me qindra aplikacione jo vetëm aduerë por edhe maluerë kanë hyrë në dyqanin e aplikacioneve. Disa prej tyre madje tregonin reklama pornografike për ti nxitur përdoruesit ti blejnë. Të tjerët abuzonin me lejet e aplikacioneve.

Vitin e kaluar Google tha se kishte bërë hapa përpara me procesin e identifikimit të aplikacioneve problematike. Gjigandi i motorit të kërkimit pretendonte se zbulon 99% të tyre përpara se të instalohen.

Por aplikacionet e këqija kanë arritur të hyjnë dhe provat më e fundit është raportimi i CheckPoint. Google ka shumë punë për të bërë nëse do të mbajë përdoruesit e Android të sigurtë. /PCWorld Albanian