20 vjeçari shqiptar mahnit jurinë e “The Voice” në Francë

E publikuar: 27/05/2019 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjon Muharremaj i ka mahnitur të gjithë me zërin e tij.

20 vjeçari Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears i ka magjepsur jurinë e “The Voice” në Francë, shkruan lajmi.net.

Ai ka kënduar këngën “Rocket Man” të Elton John dhe ka kaluar menjëherë në gjysmëfinale.

Performanca ishte aq magjike sa që ka ngritur në këmbë jurinë e talent show-t. Gjoni ka lindur në Zvicër, por i ati i tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa e ëma nga Tirana.

Gjon Muharremaj nuk është një emër i padëgjuar në Shqipëri, pasi ai ka marrë pjesë në vitin 2011 në “Albania’s Got Talent”, ku ka kënduar këngën “Je t’aime” të Lara Fabian.