2 gazetarë janë zhdukur në Kinë, po tregonin të vërtetën

E publikuar: 14/02/2020 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teksa Kina vijon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, në Wuhan, ku është edhe epiqendra e virusit, janë zhdukur dy gazetarë.

Sipas mediave ta huaja, dy gazetarët po përpiqeshin të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.

Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të dy për të përcjellë atë që mund të zbulonin për krizën, duke raportuar nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.

Ata postuan video në internet, shkëmbyen fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit të karantinuar, që është izoluar nga pjesa tjetër e vendit.

Si rezultat, ata morën mijëra shikime në videot e tyre. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë.

Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në YouTube, i cili është i ndaluar në Kinë, por  aksesueshëm përmes kanaleve private virtuale VPN.

OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës. Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte.