2.4 miliardë euro për të ndihmuar klubet nga FIFA

E publikuar: 01/04/2020 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pandemia e coronavirusit e ka gjunjëzuar të gjithë botën dhe FIFA po vrapon për të shpëtuar futbollin me disa plane.

Sipas një burimi të New York Times pranë FIFA-s, ky institucion po studion mundësinë e zbatimit të një “Plani Marshall” për të ndihmuar ekonomikisht klubet që janë detyruar të ndërpresin aktivitetin.

“Ne konfirmojmë që FIFA është duke punuar mbi mundësinë e ofrimit të ndihmës për komunitetin e futbollit në të gjithë botën pasi të ketë bërë një vlerësim global të ndikimit financiar që do të ketë kjo pandemi në futboll”.

FIFA ka gati 2.4 miliardë euro të gatshme për përdorim urgjent.

Detajet e planit nuk janë zbuluar ende, por mbetet që situata të analizohet ende nga FIFA që ka vendosu të dëgjojë ankesat.