Obiliqin që e udhëheq AAK-ja, Mustafa e quan vatër të LDK-së

E publikuar: 25/03/2017 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar 27 vjetorin e themelimit të partisë që drejton në Obiliq.

Edhe pse ky qytet udhëheqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Mustafa nuk ka hezituar ta quajë vatër të fuqishmë të LDK-së.

“Obiliqi ka qenë dhe mbetet vatër e fuqishme e LDK-së. Sot shënuam 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së, e cila ka udhëhequr për shumë vite këtë Komunë drejt zhvillimit”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Ai ka thënë se edhe Qeveria ka punuar shumë në këtë komunë, pasi e dinë potencialin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo postimin e plotë nga Isa Mustafa:

Obiliqi ka qenë dhe mbetet vatër e fuqishme e LDK-së.

Sot shënuam 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së, e cila ka udhëhequr për shumë vite këtë Komunë drejt zhvillimit.

Edhe Qeveria e Kosovës, gjatë këtyre dy vjetëve të fundit, ka pasur kujdes të posaçëm për Obiliqin, duke e ditur potencialin dhe rëndësinë e madhe që e ka për zhvillimin ekonomik të vendit dhe popullatën shumë punëtore që e posedon.

Andaj, qytetarët e Obiliqit, siç u dëshmua në tubimin e sotëm, po bashkohen në kuadër të LDK-së për ta vazhduar më tutje transformimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Komune.