Këta janë meshkujt që do t’ju japin orgazmën më të mirë (sipas shkencës)

E publikuar: 28/02/2017 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më në fund, orgazma është futur në listën e çështjeve që studiohen nga shkencëtarët!

Studiuesit e Universitetit të Albany në New York kanë kryer një studim mbi femrat që kanë marrëdhënie heteroseksuale me partnerët e tyre, të cilat janë pyetur mbi këta të fundit, orgazmën e tyre dhe aftësinë e partnerëve për t’u dhënë atyre një orgazëm… dhe përgjigjet ishin surprizuese.

Sipas këtij studimi, femrat ishin të prirura të arrinin kulmin e kënaqësisë nëse partnerët ishin të pasur, me vetëbesim dhe tërheqës, ndërsa intensiteti i orgazmave varej nga fakti nëse partneri ishte tërheqës apo jo.

“Intensiteti i orgazmës varej se sa tërhiqej femra nga partneri i saj dhe sa herë bënin seks në javë”, – kanë shkruar studiuesit për “New York Post”.

Ndërkohë, femrat që i kanë partnerët e tyre me humor, të këndshëm e zbavitës bëjnë më shumë seks dhe arrijnë më shumë orgazma.

Pra, vajza bëni mirë të filloni dhe seleksiononi!/Blitz.al/