E rrallë, bletët ndalojnë ndeshjen (Video)

E publikuar: 05/02/2017 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk është aspak çudi që ndeshjet sportive te ndalen nga moti i keq apo nga tifozët e dhunshëm, por nga bletët zor se kishte ndodhur më parë.

Një mizëri me bletë pushtoi stadiumin ku po luhej ndeshje e kriketit mes Afrikës së Jugut dhe Sri Lankës në Johanesburg, duke detyruara lojtarët dhe arbitrat që të shtriheshin përtokë për t’i shpëtuar miqve të paftuar.

Bletët e ndërprenë dy herë lojën dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit të fushës që përdorën edhe një fikëse zjarri, insektet nuk u trembën aspak.

Duket se ngjyrat e ndezura të uniformave të lojtarëve ishin një tërheqje tepër e madhe për t’u injoruar. Pas një ndërprerje prej një ore e 5 minutash lojtarët mundën të kthehen në fushë, vetëm kur bletët u larguan pas ndërhyrjes së një bletërritësi.