Serwer: Ata që s’e duen shtetësinë e Kosovës janë kundër dialogut

E publikuar: 30/01/2017 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti ndërkombëtar i politikave të Ballkanit Daniel Serwer në nji intervistë për RTK’n thotë se dialogu me Serbinë nuk sjell shpejt rezultate. Madje, simbas tij, vetëm ata, që nuk e duen shtetësinë e Kosovës, janë kundër dialogut.

Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit simbas Daniel Serwer duhet me sjellë rezultate të balancueme për të dyja palët, gja që ka ndodh edhe në të kaluemen. Ai ka thanë se në të dyja anët sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe se nuk asht reale të priten rezultate shumë të shpejta.

“Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çashtje të vështira siç asht marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, e cila asht e vështirë sidomos për palën e Prishtinës. Ka gjana të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet me qenë i balancuem në mënyrë të arsyeshme”, tha Server.

Të qenit pro dialogut simbas Serwer e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Por, disa njerëz nuk janë të interesuem për nënshtetësinë e Kosovës, por në bashkimin me Shqipninë apo diçka të ngjashme. Simbas këndvështrimit tim, nëse jeni patriot kosovar, atëherë e mbështetni dialogun dhe nëse doni që me u shkri Kosova në nji shtet siç asht Shqipnia atëherë mundeni me qenë kundër dialogut. Fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pamvarësinë dhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështes edhe unë”, theksoi ai./rrokum.tv/