Si të mos lageni natën/ 4 mënyra për të parandaluar orgazmën në gjumë

E publikuar: 22/12/2016 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të menduarit për seksin nuk ndalon kur ju zë gjumi dhe shumë meshkuj janë të familjarizuar me përjetimin e “lagies në gjumë”.

Kjo ndodh kur një mashkull pa dashje përjeton orgazëm derisa është në gjumë, shpesh pa e ditur fare dhe si pasojë e ëndrrës që sheh në ato momente.

Meshkujt madje nuk kanë nevojë që ta prekin veten apo të masturbojnë gjatë gjumit për të përjetuar orgazmën.

Por ekzistojnë katër këshilla se si të parandalohet orgazma në gjumë:

1. Relaksohuni

Ka mundësi që ndjesia e të qenit i stresuar i bën meshkujt të përjetojnë orgazëm në gjumë, prandaj qetësojeni veten.

2. Flini në shpinë

Për të shmangur stimulim pa dashje gjatë natës, flini në shpinë dhe vishni rroba të gjera.

3. Mos shikoni porno

Thjesht mos shikoni asnjë film porno para se të flini gjumë.

4. Zhvilloni një lidhje të shëndoshë me seks dhe masturbim

Nëse jeni në lidhje dhe keni marrëdhënie të shpeshta seksuale apo edhe nëse masturboni, atëherë mundësia që të përjetoni orgazëm në gjumë është pothuajse e pamundur./express/