19 komunat që fituan me të parën

E publikuar: 24/10/2017 10:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 22 tetor.

Nga ky rezultat shihet se në 19 komuna të Kosovës nuk do të ketë balotazh.

Komunat ku nuk do të ketë balotazh janë:

Gllogovc kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci ka marr shumicën e votave të qytetarëve gjithsej 13 mijë e 683 ose 58.99 përqind;

Skënderaj ku kandidati i pavarur Bekim Jashari ka marr 13 mijë e 681 vota ose 85.66 përqind;

Lipjani me kandidat Imri Ahmeti nga LDK-ja me 16 mijë e 681 vota ose 59.64 përqind;

Deçani me kandidatin e AAK-së Bashkim Ramosaj me 10 mijë e 302 vota ose 64.36 përqind;

Kkomuna e Vitisë me kandidatin e LDK-së Sokol Haliti me 10 mijë e 764 vota ose 52.22 përqind;

Fushë Kosova me kandidatin Burim Berisha me 9 mijë e 406 vota ose 63.60 përqind;

Peja me kandidatin Gazmend Muhaxheri i LDK-së që ka marrë 21 mijë e 568 vota ose 50.31 përqind;

Hani i Elezit me kandidatin e pavarur Rufki Suma që ka marr 2 mijë e 823 vota ose 57.32 përqind;

Juniku me kandidat Agron Kuçin nga AAK që ka marr 1 mijë e 442 vota ose 58.44 përqind;

Mamusha me kandidatin Abdulhahi Krasniq nga Partia Demokratike Turke me 1 mijë e 326 vota ose 53.95 përqind;

Leposaviqi me kandidatin e Listës Serbe Zoran Todiq i cili ka marr 4 mijë e 857 vota ose 62.22 përqind;

Novobërda me kandidatin e Listës Serbe Svetislav Ivanoviq që ka marr 2 mijë e 979 vota ose 58.65 përqind;

Kkomuna e Shtërpcës me kandidatin e Listës Serbe Bratislav Nikoliq që ka marr 5 mijë e 636 vota ose 74.02 përqind;

Zubin Potok me kandidatin nga Lista Serbe Stevan Vuloviq me 2 mijë e 613 vota ose 80.50 përqind;

Zveçani Vuçina Jankoviq nga Lista Serbe me 2 mijë e 514 vota ose 69.26 përqind;

Gracanica me kandidatin e Listës Serbe Srgjan Popoviq i cili ka marr 6 mijë e 313 vota ose 87.90 përqind;

Ranillugu kandidati i Listës Serbe Vladica Aritonoviq me 2 mijë e 279 vota ose 77.62 përqind;

Parteshi me kandidatin Dragan Petkoviq nga Lista Serbe me 1 mijë e 511 vota ose 58.95 përqind;

Mitrovica e Veriut me kandidatin Goran Rakiq nga Lista Serbe i cili ka marr 5 mijë e 157 vota ose 66.97 përqind.