182 gjoba të shqiptuara për vozitje “nën ndikim të alkoolit” gjatë muajit mars

E publikuar: 03/04/2019 17:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës po vazhdon me aktivitete që kanë për synim parandalimin e aksidenteve, dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.

Njësitet përveç pikave të kontrollit të automjeteve dhe patrullimeve në lëvizje, janë përqëndruar në identifikimin dhe gjobitjen e atyre që rrezikojnë trafikun rrugor.

Vetëm gjatë muajit mars Policia ka shqiptuar 182 gjoba për “vozitjen nën ndikim të alkoolit” dhe ndaj tyre janë hequr edhe pikët në patent shofer, njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.

Qëllim primar nuk është ndëshkimi por organet e rendit do të vazhdojnë të marrin masa ligjore për të gjithë ata që shkelin ligjet në trafikun rrugor.