18 të infektuar në 24 orë në Shqipëri, rihapja rrit ndjeshëm rastet me koronavirus

E publikuar: 14/05/2020 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

24 orët e fundit kanë shënuar një rritje të numrit të infektuarve me koroanvirus. Task forca e ministrisë së Shëndetësisë thotë se nga 191 testime kanë rezultuar pozitiv 18 persona.

Të infektuarit janë 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Ndërkohë janë shëruar 6 qytetarë.

77% e të prekurve janë shëruar

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.

530 janë testime serologjike

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Me pak se 11% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11769 testime, nga të cilat, 11239 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Apeli për qytetarët

Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (14 Maj 2020)

Testime totale                         11769

Testime molekulare                11239   

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            898

Raste të shëruara                        694

Raste Aktive                              173

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           81

Krujë            47

Shkodër        16

Kamëz          12

Fier                 5

Berat              5

Elbasan           2  

Durrës            2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1