Letra që po thyen rrjetin: Edmond Tupja i shkruan të birit

02.10.2016 01:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Letra që po thyen rrjetin: Edmond Tupja i shkruan të birit

Edmond TupjaKjo letër ka disa orë që po qarkullon në mediat sociale në Shqipëri. Ajo është shkruar nga pedagogu dhe publicisti Edmond Tupja dhe i dedikohet djalit të tij, Gesit, të prekur nga autizmi.

Nga Edmond Tupja

“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mesova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që ushqej për ty, të të dua edhe kur ti me godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes se tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!

Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj te falur që nuk jam i pavdekshem, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. E di, ti nuk ke as motër e as vëlla, ke vetëm një gjysmë vëlla nga ana ime, por që jeton prej vitesh në Kanada dhe që atje e ka ndërtuar jetën e vet; sot kanë ardhur kohë të tilla që njerëzit vdesin të vetmuar, madje edhe prindër që kanë lindur, rritur e nxjerrë në jetë dy, tre, katër a më shumë fëmijë, sepse, siç thuhet, secili ka fatin e vet.

Po ty, po sivellezerit e simotrat e tua me autizëm, çfarë fati ju pret? Sikur të paktën të kishte institucione për të vetmuarit si ti, si të tjerët që të ngjajnë, në mënyrën që ne, prindërit e tu, prindërit e tyre t`i mbyllnim sytë të qetë deri diku duke menduar se ti, djali ynë, se femijët e tyre me autizëm, nuk do të ndiheni të braktisur, edhe më të vetmuar sesa jeni sot që ne jemi ende gjallë.

Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushta e flakur përtokë si një thes me kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës apo Zotit, pak rëndesi ka: “ O Ti, i Mistershmi, i Gjithpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë të paktën i zoti i vetes, të arrije të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve te tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

Të ta fal jetën time? Kjo do të ishte fare e thjeshtë për mua, madje do te ishte diçka parajsore, sepse TI e di, për mua përtejvdekja, pra, pavdekësia, është zinxhiri i trashëgimtarëve: Gesi njeri normal, i biri ose e bija e Gesit, nipat e mbresat e Gesit e keshtu, nga hallka në hallkë, deri sa të ketë jetë mbi rruzullin tonë tokësor. Atëherë, bëmë që të vuaj tmerrësisht, që të gjitha sëmundjet më të llahtarshme të botës të bien mbi mua- sidë, lebër, Alzheimer, kancer, skizofreni, delirium tremens etj., etj. – njëra me e mynxyrshme se tjetra, dhe unë të jetoj duke vuajtur, duke lënguar, duke u përpëlitur njëkohësisht si në nëntë rrathët e Ferrit te Dantes dhe duke kaluar nga njëra torturë në tjetrën, vetëm e vetëm që Gesi të bëhet normal, a më dëgjon, NORMAL!”. /Living

Ti je lënda ime e lënduar

Brenda shpirtit të shpërbërë,

Brenda zemrës së zemëruar,

Brenda ëndrrës plot me rërë.

Ti je kënga grykë prerë,

Shija ime e shituar,

Mjalti im i pandërprerë

Akullnajë e përvëluar.

Ti je kryqi im i ndritur,

Bukuria e burgosur,

Mrekullia e paarritur

Ankthi im i përsosur

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkupi fillon të “pastrohet” nga përmendoret kundërthënëse

Shkupi fillon të “pastrohet” nga përmendoret kundërthënëse

Shala: AKI mbi nivelin e shërbimeve në rajon

Shala: AKI mbi nivelin e shërbimeve në rajon

Lutja e deputetit të AAK-së: Mos na izoloni, nëse ka gabime do të korrigjohen

Lutja e deputetit të AAK-së: Mos na izoloni, nëse ka gabime do të korrigjohen

Thaçi Dekoron Sami Lushtakun

Thaçi Dekoron Sami Lushtakun

Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë

Delawie: Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë

AKR-ja e Pacollit, kërcënon koalicionin PAN

AKR-ja e Pacollit, kërcënon koalicionin PAN

Kuvendi sqaron largimin me forcë të gazetarit Osmani

Kuvendi sqaron largimin me forcë të gazetarit Osmani

Surroi ironizon lojën e Kuvendit për demarkacionin

Surroi ironizon lojën e Kuvendit për demarkacionin

OEAK: Korrupsioni në shëndetësi dhe arsim i lartë

OEAK: Korrupsioni në shëndetësi dhe arsim i lartë

Limaj flet pas dështimit të Kuvendit

Limaj flet pas dështimit të Kuvendit

Pas emërimit të Hotit – Ky është numri zyrtar i zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj

Pas emërimit të Hotit – Ky është numri zyrtar i zëvendësministrave në qeverinë Haradinaj

Eskalon Gjuriq: Avdullah Hoti, gjenocidin në Kosovë e kreu UÇK-ja terroriste

Eskalon Gjuriq: Avdullah Hoti, gjenocidin në Kosovë e kreu UÇK-ja terroriste

Universiteti i Prishtinës me marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Moskës

Universiteti i Prishtinës me marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Moskës

Pacolli akuzon Haradinajn: E ndryshove trasenë e rrugës Gollak – Gjilan kur unë isha jashtë vendit

Pacolli akuzon Haradinajn: E ndryshove trasenë e rrugës Gollak – Gjilan kur unë isha jashtë vendit

Daçiq-Lavrov: Deklarata e Thaçit për njohje nga Rusia s`ndryshon asgjë

Daçiq-Lavrov: Deklarata e Thaçit për njohje nga Rusia s`ndryshon asgjë

Gazetari i KALLXO.com Pengohet në Kuvend

Gazetari i KALLXO.com Pengohet në Kuvend