Barcelona fiton edhe pa goleadë (Video)

E publikuar: 28/08/2016 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka shënuar fitore edhe në xhiron e dytë të La Ligas.

Katalonasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin ‘San Mames’ kundër Athletic Bilbaos me rezultat minimal 1-0.

Barca kishte shumë raste që nuk i shfrytëzoi deri në minutën e njëzet të takimit, kur edhe u shënua edhe goli i epërsisë, transmeton Telegrafi.

rako

Ishte një sulm mirë i organizuar i futbollistëve të kampionit spanjoll, kur Ivan Rakitic shënoi gol me kokë në minutën e njëzet të takimit pas një harkimi të Arda Turan.

Ky i fundit pati një mundësi të mirë për të dyfishuar epërsinë, por u tregua i ngathët në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë të takimit, Barca dhe Bilbao e kërkuan rrugën e golit, por sulmuesit nuk tregoheshin të vëmendshëm në momentet vendimtare të ndeshjes.

meee

Lionnel Messi (‘70) dhe Luis Suarez (‘80) kishin raste të mira para portës së Bilbaos, megjithatë, më i suksesshëm u tregua Gorka Iraizoz.

Në minutat në vazhdim më nuk pati raste dhe kështu, takimi përfundoi në dobi të Barcelonës me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitore, Barcelona zë vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Real Madridi. /Telegrafi/