17 vjeçarja seks treshe në Tiranë

E publikuar: 01/06/2015 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 4 muaj burg me kusht, një 17-vjeçare që punonte si prostitutë.

Minorenia me inicialet M.B, është kapur nga policia duke bërë seks tresh me dy 34-vjeçarë në një hotel, ndërkohë që ishin duke konsumuar edhe kokainë.

Asaj i ishin premtuar 100 euro.

Ndërkohë, dy personat e arrestuar me të janë dënuar me 9 muaj burg.

“Së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe janë gjetur tre personat të zhveshur lakuriq në vaskë. Janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç.

Është vënë re se në tavolinë kishte gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve.

Në momentin kur është hyrë në dhomë, shtetasi E.R., ka marrë pjatën dhe e ka hedhur në drejtim të vaskës. Më pas iu është thënë të visheshin. Minorenia P.B., ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë”, përshkruhej ndërhyrja e Policisë në vendimin e Gjykatës, raporton Panorama.

Vajza ka thënë gjatë hetimeve të prokurorisë, se ajo ishte braktisur nga familja.

Për këtë arsye, ajo ka jetuar të jetojë me të dashurin.

Për të nxjerrë lekë, ajo punonte si prostitutë.

Një pjesë të mirë të këtyre parave, vajza thotë se ia jepte vjehrrit dhe vjehrrës, të cilët e dinin se aktivitetin që ajo kryente.

Vajza ka thënë se prostitucionin e kishte nisur e influencuar nga shoqet e veta.