Gjest i madh nga Ronaldo pas triumfit në Champions (Video)

E publikuar: 31/05/2016 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ronaldo e ka bërë një gjest të madh pas suksesit në Ligën e Kampionëve me Real Madridin

Cristiano Ronaldo, i cili shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, ka bërë një gjest të madh në ‘San Siro’ duke bërë fotografi me tifozët me aftësi të kufizuara.

Në bazë të asaj që shihet në video, përveç tifozëve të Realit, aty ka edhe të Atletico Madridit, por Cristiano respektoi të gjithë njësoi duke bërë foto me ta.

Më pas Ronaldo iku për të ngritur në qiell trofeun e 11’të të Ligës së Kampionëve për Los Blancos. /Express/