15 vjeçarja nga Kosova vdes, 6 vjeçarja lufton për jetën në Kroaci

E publikuar: 10/01/2016 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një familje nga Malisheva është përfshirë në një aksident tragjik gjatë rrugës së kthimit në Slloveni ku jetonte. Në aksidentin e rëndë ka vdekur një 15-vjeçare.
Aksidenti ka ndodhur ne magjistralen A1, ne vendin Otocci ne Kroaci. Të lënduar janë 4 anëtarët e tjerë të familjes, raporton KTV.

Vajza e vogël e familjes 6 vjeçare është në rrezik për jetën, dhe po merr trajtime mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Ogulin.

Shkaku i aksidentit ishte humbja e kontrollit në veturën Ford me targa sllovene për shkak të shpejtësisë së madhe.

Prindërit dhe djali janë në gjendje të mirë, ka thënë mjekja kujdestare në Ogulin.