15 shprehjet frymëzuese të Meghan Markle

14.01.2020 14:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
15 shprehjet frymëzuese të Meghan Markle

Meghan Markle, jo vetëm sepse është elokuente dhe mjaft bindëse, por edhe sepse duket që është e zgjuar dhe ka aftësi le të jemi të vërtetë: të gjithë mund të mësonim disa gjëra prej saj.

Nga mësimet themelore të jetës deri tek rëndësia e luftës për të drejtat e grave, Dukesha e Sussex-it, shumë kohë para se të takohej me Princin Harry, ishte një personazh nga i cili mund të mësoje,shkruan Kosovarja.

Shikoni disa nga shprehjet e fuqishme të Meghan. Kush e di? Ato mund t’ju frymëzojnë të fitoni besim, si edhe të guxoni si ajo, pse jo?

1.”Po, votimi i grave ka të bëjë me feminizmin, por feminizmi ka të bëjë me drejtësinë”.

2.“Bëj të gjitha gjërat që të gëzojnë me shumë dashuri. Pranoje dhe njihe trupin tënd dhe gjithçka që të bën të ndihesh mirë.”

3.”Sa më shumë të rritesh në moshë, aq më shumë rehat do të ndihesh me lëkurën dhe më shumë “Jo” do të përdorësh ndaj ndërhyrjeve… Gjithashtu, kam kuptuar se të thuash “Jo” është po aq e rëndësishme sa edhe të thuash “Po”. Është diçka që, mendoj, vjen me moshën dhe vërtet ke një vlerësim tjetër për veten. Vetëm atëherë bën shumë ndryshime duke u nisur nga ky fakt.”

4.“Ndërtimi i një skuadre të fortë rreth vetes dhe të qenit në gjendje të komunikoni vërtet me ta është pjesë e asaj që do t’ju çojë një nivel më të lartë suksesi “.

5.”Merrini gjërat me seriozitet dhe gjeni ekuilibër brenda jetës suaj. Në pushimin e drekës, merrni pak ajër të pastër. Nuk keni pse ta bëni jetën punën tuaj. Unë duhet ta gjej atë ekuilibër për veten… Mendoj se edhe ju duhet të gjeni kohë për veten, në mënyrë që puna të mos bëhet fundi i të gjithave”.

6.“Duhet ta dini gjithmonë kur është mjaftueshëm – një mantër, që tani është futur aq thellë brenda meje, saqë asnjë ditë nuk kalon pa e dëgjuar, ka nisur të bërtasë në kokën time. Pesë kilogramë të humbur nuk do t’ju bëjnë më të lumtur, më shumë grim nuk do t’ju bëjnë më të bukur se thënia ikonike nga Jerry Maguire, “Ti më plotëson”, sinqerisht, nuk është e vërtetë. Ndihu e plotësuar me ose pa një partner. Je mjaftueshëm ashtu siç je “.

7.”Mos i kushto as pesë minuta diçkaje që nuk vlen edhe nëse i kushton 5 vjet…”

8.”Ne thjesht duhet të jemi më të sjellshëm me veten. Nëse do ta trajtonim veten ashtu siç bëjmë me shoqen tonë të ngushtë, a mund ta imagjinoni se sa më të mirë do ishim?”

9.”Prezantojeni veten siç jeni … Krijoni identitetin që dëshironi për veten tuaj.”

10.“Të gjithë duhet të kenë mundësi të marrin arsimimin që dëshirojnë, por më e rëndësishmja, arsimi që kanë të drejtë të kenë. Për gratë dhe vajzat në vendet në zhvillim, kjo është thelbësore.”

11.”Kur vajzave u jepen mjetet e duhura për të pasur sukses, ato mund të krijojnë të ardhme të pabesueshme, jo vetëm për veten, por edhe për ata që i rrethojnë”.

12.“Me famën vjen mundësia, por gjithashtu edhe përgjegjësia – të mbrosh dhe të ndash, të përqendrohesh më pak në vitrina dhe më shumë në nxitjen e modelit. Dhe, nëse je mjaft me fat, do të frymëzosh”.

13.”Mund të jesh një grua që dëshiron të duket mirë dhe akoma të qëndrojë në këmbë për barazinë e grave”.

14.”Mendoj se pjesa më e madhe e të qenit një shefe në zyrë, në shtëpi, apo kudo tjetër që shkon, është vetëm të dish vlerën e vetes. Është e rëndësishme të tregosh aftësitë intelektuale, edhe nëse je duke mprehur majën e lapsit.”

15.“Nëse ka pasur një gabim, nëse ka mungesë drejtësie dhe ka një pabarazi, atëherë dikush duhet të thotë diçka. Dhe pse jo unë?”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

“Seks kur isha e mitur…”, Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare, ja sa euro i kërkon

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Shqiptarit i heqin medaljen e artë/ Faull nga gjyqtarja, ndëshkohet atleti Franko Burraj

Polipi i mitrës apo polipi endometrial

Polipi i mitrës apo polipi endometrial

Momenti kur Peja ngrit trofeun (Video)

Momenti kur Peja ngrit trofeun (Video)

Seksbomba britanike ia qet flakën Instagram’it me poza shumë provokuese (Foto)

Seksbomba britanike ia qet flakën Instagram’it me poza shumë provokuese (Foto)

Izmir Smajlaj kampion Ballkanik në ‘Kërcim së gjati’

Izmir Smajlaj kampion Ballkanik në ‘Kërcim së gjati’

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek të veçantë për Shën Valentin

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek të veçantë për Shën Valentin

Zhveshur dhe me kokë të poshtë u gjet e vdekur Marilyn Monroe

Zhveshur dhe me kokë të poshtë u gjet e vdekur Marilyn Monroe

Rina Balaj: Nuk jam tradhtare e kombit

Rina Balaj: Nuk jam tradhtare e kombit

11 gjëra të çuditshme që janë kapur nga “Google Earth” (Foto)

11 gjëra të çuditshme që janë kapur nga “Google Earth” (Foto)

PSG “luan tenis” me Dijonin, kualifikimi në gjysmëfinale formalitet

PSG “luan tenis” me Dijonin, kualifikimi në gjysmëfinale formalitet

8 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur nuk kryeni më marrëdhënie seksuale

8 gjëra që i ndodhin trupit tuaj kur nuk kryeni më marrëdhënie seksuale

Amir Rrahmani/ Napoli tregohet më i shpejtë se Arsenali

Amir Rrahmani/ Napoli tregohet më i shpejtë se Arsenali

Shkencëtarët: Burrat homo-biseksualë, më shumë gjasa për kancer të lëkurës, arsyeja solari

Shkencëtarët: Burrat homo-biseksualë, më shumë gjasa për kancer të lëkurës, arsyeja solari

Shqiptari në videoklipin e Selena Gomez (FOTO-VIDEO)

Shqiptari në videoklipin e Selena Gomez (FOTO-VIDEO)