15 pyetjet që parashikojnë nëse marrëdhënia juaj do zgjas për jetë!

E publikuar: 07/03/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekspert i marrëdhënieve në çift, Gary W Lewandowski, profesor i psikologjisë në Universitetin Monmouth ka dalë me një listë prej 15 pyetjesh, për të deshifruar nëse marrëdhënia juaj romantike është e mirë për ju?

Kështu, sipas tij, nëse i përgjigjeni këtyre pyetjeve me “PO”, atëherë do të thotë se jeni me partnerin e duhur dhe se marrëdhënia juaj do zgjas për jetë, shkruan Indeksonline.

A ju bën partneri juaj një person më të mirë, dhe a bëni të njëjtën gjë për të?
A jeni ju dhe partneri juaj të kënaqur me ndjenjat e njëri-tjetri, duke qenë i afërt dhe i aftë të shmangni shqetësimet vetëm të mos të hidhëroni tjetrin?
A e pranoni ju dhe partneri atë çka jeni, pa u përpjekur të ndryshoni njëri-tjetrin?
Kur lindin mosmarrëveshje, mosmarrëveshje, a komunikoni ju dhe partneri juaj me respekt dhe pa mospërfillje dhe negativet?
A e ndani konsultoheni me partnerin tuaj për vendimmarrje, e ndani fuqinë dhe ndikimin në marrëdhënie?
A është partneri juaj miku juaj më i mirë, dhe anasjelltas?
A përdorni më shumë fjalën “ne”, në vend të “ju” ose “unë”?
A ja besoni partnerit tuaj fjalëkalimet në media sociale dhe llogaritë bankare?
A keni mendime të mirë për njëri-tjetrin, pa pasur pikëpamje të mbingarkuar?
Miqtë e juaj të ngushtë a mendojnë se ju keni një marrëdhënie të shkëlqyer që do zgjas tërë jetën?
A është marrëdhënia e juaj pa mashtrime, xhelozi dhe sjellje kontrolluese?
A keni ju dhe partneri juaj të njëjtat vlera dhe mendime kur vjen puna te politika, feja, rëndësia e martesës, dëshira për të pasur fëmijë (ose jo) dhe mendimin rreth prindërve?
A jeni ju dhe partneri juaj i gatshëm të sakrifikoni nevojat tuaja, dëshirat dhe qëllimet për njëri-tjetrin?
A keni personalitete të këndshme dhe emocionale ju dhe partneri juaj?
A pajtoheni ju dhe partneri juaj seksualisht?
Pra, nëse të gjitha këto kanë përgjigje “Po”, ose shumica prej tyre, atëherë lidhja juaj ka gjasa të mëdha të zgjatë gjatë gjithë jetës./Indeksonline/