15 mijë njerëz mbesin pastrehë nga tërmeti në Itali

E publikuar: 31/10/2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tërmeti më i fuqishëm në Itali që nga viti 1980 ka lënë më shumë se 15 mijë njerëz të pastrehë, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të vendit.

Askush nuk u vra nga tërmeti, por 20 u plagosën, ku edhe u shkaktuan dëme të shumta në zonën e rrumbullakët të qytetit Norcia, shkruan BBC.

Kryeministri Matteo Renzi  po udhëheqë një takim me kabinetin të tij për të diskutuar rindërtimin urgjent.

Tërmeti ndodhi  të dielën në mëngjes, duke shkatërruar ndërtesat në disa qytete dhe fshatra në rajonin qendror malor, transmeton KosovaPress.