Ozil – Barcelona, problem për Arsenalin?

E publikuar: 23/02/2016 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interesimi i Barcelonës për transferimin e mesfushorit Mesut Ozil, mund të krijojë një problem të madh për ekipin e Arsenalit.

Arsenal pret Barcelonën në Emirates në kuadër të duelit të tyre të parë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Por, një duel interesant mes skuadrave mund të zhvillohet edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Kjo për shkak të interesimit të Barcelonës për transferimin e mesfushorit Mesut Ozil.

Dhe, në ditën e duelit të madh në Emirates, “Goal” ka shtruar pyetjen: “A do të paraqet problem për Arsenalin interesimi i Barcelonës për Ozilin?”, përcjell “Lajmi.net”.

Përgjigjen mund ta marrim menjëherë sonte, ose pas ndeshjes së kthimit në Camp Nou.

/lajmi.net/