VV: Delawie foli për pamje, jo për liderë të neveritshëm

E publikuar: 20/02/2016 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veç nji ditë mbas tollovisë së djeshme në Kuvend, Vetëvendosja tha sot se përjashtimi i deputetëve të opozitës u ba në mënyrë të jashtligjshme.

Aida Dërguti foli edhe për deklaratën e ambasadorit amerikan Delaëie.

Ndërsa nënkryetari Driton Çaushi tregoi disa fotografi të deputetëve të opozitës të cilët janë nxjerrë zvarrë nga salla e Kuvendit si dhe lendimin e deputetës Albulena Haxhiu.

Simbas tij, shëndeti i saj nuk asht i mirë edhe tash.

E rreth kësaj fushate mediale se deputetes i asht gjetë nji bomboll gazi, reagimet nuk kanë mungue.

Akti asht denue edhe nga i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Por tue mos u marrë me vërtetësinë e fotografisë së botueme në disa media online, Rrejti i Grave të Kosovës ka kerkue hetime për mungesën e fletarrestit zyrtar ndaj deputetës Haxhiu si dhe qartësimin e rrethanave të kontrollimit të  trupit të Haxhiut, derisa ajo ishte ende e smune.