Rasti ‘Kumanova’, familjarët kërkojnë lirimin e të afërmve

E publikuar: 11/02/2016 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe sot familjarët e të akuzuarve të rastit të Kumanovës qëndruan para Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër grupit të Kumanovës. Për familjarët është e papranueshme aktakuza “terrorizëm’. Ndërkohë shprehen se janë keqtrajtuar nga ana e pjesëtarëve të forcave policore që kanë siguruar gjykatën derisa është zhvilluar procesi gjyqësor. Familjarëve u është kufizuar edhe lëvizja, ndërkohë që brenda seancës është lejuar pjesëmarrja e vetëm një anëtari të familjes.

“Me këtë çka i akuzojnë nuk është e drejtë, këta nuk janë terroristë, ne e dimë se çka do të thotë terroristë, por nuk presim diçka të mirë prej këtyre. Me ne po sillen shumë keq këta policia, tash i thash një polici çka po ta çoj mallin unë, nuk jam i burgosur. As deri në WC nuk na lënë të shkojmë” , u shpreh Muhamet Elshani, familjarë i Fadil Elshanit.

“Çfarë aktakuze, terrorizëm do të ishte sikur këta të kishin sulmuar, ju e dini se në Kumanovë nuk është vrarë asnjë civil, as fëmijë, as grua, as burrë, nuk janë vra civil as ka kidnapuar askënd, terrorizëm është kur vret dhe sulmon njërës të pafajshëm dhe jo kështu këta janë të sulmuar këta thonë se kanë vrarë tetë polic , ka të dhëna se policia se edhe policit janë të vrarë pas shpinës se këta i kanë vrarë vetë policët e vetë“, tha Muharem Berisha, Familjar i Dem Shehut.

Gjatë gjithë kohës sa është zhvilluar procesi gjyqësorë, Gjykata përreth, por edhe në qyteti janë vërejtur forca të mëdha policore. Ndërkohë që është vërejtur edhe prania e helikopterëve të policisë të cilët kanë fluturuar kohë pas kohe mbi qytetin Shkupit./Alsat-m.