Momenti kur tritoli shkëputet nga makina e biznesmenit Suli (Video)

E publikuar: 10/02/2016 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti kur eksplozivi shkëputet nga pjesa e poshtme e veturës se biznesmenit të hidrokarbureve dhe që fatmirësisht nuk shpërtheu.

Në pamjet ekskluzive të siguruara nga Vizion Plus nga kamerat e sigurisë, shihet qarte se Nuredin Suli i ka shpëtuar mrekullisht atentatit.

Sapo mjeti, tip Benz, ka filluar të lëvizë për të dalë nga garazhi i qendrës tregtare 300 grame eksploziv C4 i lidhur me një celular, ra nga vendi, ku ishte vendosur prej autoreve.

Menjëherë sapo u konstatua pako me lëndën shpërthyese, policia bëri rrethimin e vendit të ngjarjes. Shihni pamjet./lapsi.al