Tevez lëshon “bombën” nga Argjentina

E publikuar: 08/02/2016 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të sezonit të gjithë tifozët e Juventusit, kishin nostalgji për idhullin e tyre Carlos Tevez, i cili vendosi që të largohej në Argjentinë. Kthimi i tij te bardhezinjtë shihej si një ëndërr, por tashmë gjërat kanë ndryshuar shumë, kjo edhe falë 14 fitoreve radhazi që janë inspiruar nga Dybala.

Tevez ndërkohë nuk po kalon një moment të mirë në Argjentinë, dhe ka lëshuar edhe një deklaratë për mediat vendase, raporton Albeu.

“Kemi disa lojtarë që në fakt nuk janë në një gjendje të mirë, unë jam i pari që vuan kur ekipi është në një moment të vështirë. Nuk ndihem mirë. Jam përgjegjësi i parë për këtë gjë, gjithsesi mendoj se kam dhënë maksimumin tim sa herë që jam aktivizuar”, u shpreh Tevez.

Mesa duket “Apasche” ndjen nostalgji për Juventusin, ku ka kaluar sezone të mrekullueshme.