Çmenduria e Tomislav Nikolić-it: Kosova u krijua si produkt i terrorizmit!

E publikuar: 31/01/2016 17:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia është e obliguar të arrijë një marrëveshje me Kosovën para se të hyjë në Bashkimin Evropian e kjjo marrëveshje do të jetë shumë vështirë e arrtishme, meqë Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por mund ta pranojë specifikën e saj, ka deklaruar kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolić në një intervistë dhënë revistës etiopiane “Capitol” në Adis Abeba, të cilën e përcjellë B92. Ai ka thënë që Kosova është një shtet që është krijuar si produkt i terrorizmit.

Nikolić, i cili po merr pjesë në Samitin e Unionit Afrikan, ka deklaruar se mu për shkak të këtyre negociatave me Kosovëns, negociatat e Serbisë me BE-në janë në një situate delikate.

Situata në lidhje me Kosovën është shumë e ndërlikuar dhe se është e vështirë të dialogohet, kur ata pretendojnë se kanë krijuar një shtet të pavarur dhe kur këto bisedime zhvillohen në BE, shtetet kryesore anëtare të së cilës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne kemi arritur një marrëveshje në Bruksel që tash ishte dashur të zbatohet në terren. Përfaqësuesit e Kosovës janë të gatshëm të zbatojnë çfarëdo që atyre u jep më shumë autoritet. Nuk janë të gatshëm të zbatojnë atë për çfarë jemi marrë vesh rreth asociacionit të komunave serbe, e kjo është një specificë në kuadër të Kosovës. Madje janë thirrur edhe në Gjykatën e vet Kushtetues të thotë se kjo nuk mund të plotësohet, kështu që negociatat me Kosovën janë në një situatë delikate,” ka deklaruar kryetari i Serbisë, Tomislav Nikolic.