Misri dhe vlerat e tij ushqyese

E publikuar: 29/01/2016 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetitë e tij janë të shumta.

Është një drith shumë i njohur dhe i përdorur në mënyra të ndryshme. Sugjerohet që kallinjtë e misrit mund të mblidhen në muajt korrik-gusht.

Farat e kallinjve në këtë kohë kanë shije fantastike, por kujdesi më i veçantë i duhet kushtuar thekëve të misrit, të cilat kanë vlera të mëdha diuretike dhe dizinfektuese për rrugët urinare.

Mund t’i grini hollë dhe t’i përzieni me domate apo rukola, ose të përgatisni me to çaj diuretik dhe dizinfektant. Ai është shumë i përdorur edhe në zooteknikë.

Prej kokrrave të misrit nxirret një vaj bimor me cilësi të jashtëzakonshme ushqyese.

Nëse kokrrat e misrit skuqen me vaj ulliri mund të shijojmë kokoshka (‘pop-corn’), një ushqim i shëndetshëm për fmëijët pa oreks, pasi përbëjnë një burim të mirë amidoni. Me miellin e misrit mund të përgatisim kaçamak të shijshëm dhe bukë pa gluten.

Mustaqet e misrit njihen si fitoterapi për shërimin e sëmundjeve urinare.