142 vjetori i Lidhjes së Prizrenit

E publikuar: 10/06/2020 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot shënohet 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kjo njëherësh është një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e Gjergj Kastriotit Skënderbeu dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e 15.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komuna e Prizrenit sivjet do të ketë aktivitete të limituara në kuadër të festave të qershorit, përkatësisht përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit më 12 qershor, transmeton Scanner.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe me sugjerimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është vendosur që aktivitetet festive të parapara për këto data të mos organizohen.

Më 𝟭𝟬 q𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 do të ketë homazhe te shtatorja e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në ora 10:00, ndërsa më 𝟭𝟮 q𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿, mbahen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë në ora 10:00.

Vënia e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit në Bazhdarhane – parku përballë Shtëpisë së Bardhë, bëhet në ora 11.00.