Nisen autobusët me protestues drejt Prishtinës (FOTO)

E publikuar: 09/01/2016 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëpër qytete të ndryshme të Kosovës vetëm kanë filluar që qytetarët të nisen drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e organizuar nga partitë opozitare.

Në rrjete sociale janë publikuar fotografi të autobusëve që po nisen nga Peja, Prizreni, Gjilani e qytete tjera të Kosovës.

Shumë të interesuar nga Gjakova për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak se nuk ka pasur autobusë të mjaftueshëm për t’i transportuar.

pozita do të protestojë sot në Prishtinë kundër marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin dhe për dorëheqjen e qeverisë.

Opozitarët kanë thënë se protesta do të jetë paqësore, ndërsa që ajo të jetë e tillë kanë kërkuar dje policia e qeveria.

12517176_10207994737243953_1549167524_o

12516996_10207994736723940_1184195631_o

gjakove 1