1400 kosovarë u riatdhesuan nga Gjermania që nga fillimi i pandemisë

E publikuar: 07/06/2020 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se janë riatdhesuar 1400 shtetas kosovarë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas një njoftimi të ambasadës dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit nga Gjermania për në Kosovë.

“1400 Shtetas të Kosovës u riatdhesuan nga Gjermania. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani njofton që dje dhe sot janë realizuar edhe dy fluturimet e fundit të Posaçme nga Düsseldorfi dhe Stuttgarti me shtetas të Kosovës të cilët kanë qenë pjesë e listave emergjente për riathdhesimin në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.