Me 14 vota diferencë, Haki Rugova e fiton Istogun

E publikuar: 18/12/2017 16:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova, ka fituar garën për kryetar të Istogut.

Rugova ka fituar me 14 vota diferencë kundrejt kundërkandidatit të tij nga AAK, Gani Dreshaj.

Kryetari i deritanishëm i Istogut ka qenë duke prirë me 75 vota pas numërimit të votave të rregullta dhe kjo epërsi është thelluar edhe më shumë, shkruan Lajmi.net.

Mbrëmë u festua nga Gani Dreshaj, i cili pretendonte se ka fituar ngushtë Istogun.

Por gjithë kjo ishte si pasojë e një gabimi teknik nga KQZ-ja.