136 të prekur me Covid-19 dhe 6 të vdekur në Maqedoninë Veriore

E publikuar: 12/07/2020 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit janë kryer 991 testime ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Sipas qyteteve: Shkup-46, Kumanovë-6, Dibër-7, Shtip-14, Prilep-1, Tetovë-12, Strugë-9, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-13, Strrumicë-2, Radovisht-2, Krushevë-2, Koçani-1, Probishtip-1, Demir Hisar-2, Kratovë-1, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-4 dhe Resnjë-4.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar.

Gjashtë persona kanë humbur jetën, dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy nga Struga dhe një nga Gostivari./AlsatM