13,000 dollar dhe vijon të rritet: Bitcoin shënon tjetër rekord

E publikuar: 06/12/2017 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimi i një bitcoin kaloi për herë të parë vlerën e 13 mijë dollarëve mesditën e së Mërkure.

Pasi arriti rekordin prej 12,000 dollarësh në orët e para të ditës së sotme, monedha u vlerësua më 13,200 dollar sipas CoinMarketCap rreth mesditës ndërsa aktualisht ka rënë në 13,047 dollar.

Kjo e dërgon vlerën e të gjitha monedhave bitcoin në qarkullim në 218 miliard dollar ndërsa vlerën totale të monedhave kriptografike në 376 miliard dollar.

Në vetëm një ditë monedha u rrit me 1,000 dollar ose 9.5%. Sipas CoinMarketCap në në bursat Koreane vlera e një bitcoin është 14,000 dollar.

Që nga fundjava bankat qendrore në Kinë dhe Indi kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët dhe investitorët që investojnë në bitcoin duke thënë se mund të përballen me pasoja financiare dhe ligjore.

Bitcoin jo rrallë herë është krahasuar me tulip maninë e shekullit të 17 duke e konsideruar më shumë një flluskë sesa diçka që mund të jetë pjesë e jetëve tona të përditshme.

Rritja meteorike e bitcoin filloi në Janar të këtij viti duke u ngritur nga 1,000 dollar në rekordin e ditës së sotme.

Një kontribut në rritjen e shpejtë të monedhës mendohet të ketë dhënë edhe lajmi se CME Group do të ofronte kontrata bitcoin-i.

Që nga data 26 nëntor monedha është rritur në vlerë me 4,500 dollar. /PCWorld Albanian