126 bujqve dhe fermerëve të Obiliqit ju kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet

E publikuar: 16/10/2020 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të drejtorisë së Bujqësisë të komunës së Obiliqit, sot, kanë filluar pagesat e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, ku pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermer përfitues dhe vlerë totale e kompensimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal.

Njëkohësisht, DBZHR-ja ka filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermer përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€.

Gashi, është shprehur se përkushtimi në përkrahjen e bujqve do të vazhdojë, duke vlerësuar se sektori i bujqësisë është njëri ndër sektorët me rëndësi jetike për qytetarët e Obiliqit.

“Të nderuar qytetarë, kam kënaqësinë të ju njoftoj se në kuadër të drejtorisë komunale të Bujqësisë, sot kemi filluar me pagesat e dëmeve në kulturat bujqësore të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta në netët e 17 dhe 18 gushtit, pas vlerësimeve nga ana e komisionit janë 126 fermer përfitues dhe vlerë totale e kompensimit të dëmeve është 170.570.00€ të ndara nga buxheti komunal. Njëkohësisht, kemi filluar edhe me subvencionimin e bujqve me far gruri dhe naftë, gjithsej 293 fermer përfitues, vlera e subvencionimit prej 35,160.00€. Ne, jemi të përkushtuar në përkrahjen e vazhdueshme të sektorit bujqësisë si njëri ndër sektorët me rëndësi jetike për qytetarët tanë!”, ka shkruar kryetari Gashi.