120 mijë euro investime në hapësirat gjelbëruese të Gjilanit

E publikuar: 02/04/2016 10:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të premten është arritur një marrëveshje në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Komunës së Gjilanit që kap vlerën prej 120 mijë euro.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri dhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj.

Gecaj ka postuar në profilin e tij zyrtar një postim në të cilin thuhet se do të ndërtohen hapësira gjelbëruese në këtë komunë si dhe do të fasadohet edhe objekti i komunës.

95 mijë euro të projektit i financon kjo ministri, kurse pjesën tjetër komuna, transmeton Klan Kosova.