“12 vjeçe më martuan me burrin 35 vjeç”

E publikuar: 04/02/2018 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndodh shpesh që vajzat në vendet përgjatë Afrikës Nënsahariane të martohen në moshë të hershme, duke i kurthuar ato në një cikël të cilit është pothuajse e pamundshme t’i shmangen.

Ato detyrohen të rrinë te burrat për shkak të varfërisë, dhunës seksuale dhe familjare dhe stigmatizimit shoqëror, shkruan “Koha Ditore”.

Por organizata bamirëse “Camfed” po punon për mbajtjen e vajzave në shkollë, me bindjen se shkollimi mund të jetë mbrojtja më e mirë kundër martesës së fëmijëve.

“Camfed” punon në Malavi, Zambi, Tanzani, Zimbabve dhe Ganë, dhe pretendon se martesa e fëmijëve është pasojë e varfërisë dhe është e ngulitur thellë në mendësinë lokale.

“Shumica e nuseve kanë humbur njërin ose dy prindërit, dhe përballen me betejën e përditshme për sigurimin e ushqimit”, shpjegon Angeline Murimirva, drejtor ekzekutiv i “Camfedit” për Afrikë.

“Gjyshërit pleq ose anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë mjete për t’u kujdesur për ta, dhe shpesh detyrohen t’i konsiderojnë martesat si opsionin më të mirë për vajzën” …