12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

E publikuar: 19/02/2020 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore e Gjilanit, gjatë të mërkurës ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të akuzuarve që kanë kryer veprat penale “grabitje në bashkëveprim” dhe “grabitje në bashkëveprim e mbetur në tentativë” vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të akuauzarit gjykata i ka shqiptuar dënim prej gjashtë vite burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të dy ata kishin nën kërcënimin e armës kanë kryer një grabitje në Pasjan të Parteshit, kurse po ashtu më shumë së një vit më parë ata kanë kryer edhe një grabitje në Pasjan, në një barnantore.

“Të akuzuarit me datë 29.10.2019, rreth orës 02:00 minuta në pompën e benzinës “Veda Petroll”, në fshatin Pasjan Komuna e Parteshit në bashkëveprim me dashje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, të armatosur dhe të maskuar, kanë kryer grabitje nën kërcënimin e armës, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët, e më pas marrin shumën prej 500 Euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, me datë 09.11.2018, rreth orës 19:20 minuta, në barnatoren “Lili” të fshatit Pasjan, të pandehurit të maskuar kanë tentuar të kryejnë grabitje, mirëpo pas britmave të punëtores, të pandehurit kanë ikur nga vendi i ngjarjes
“, thuhet në komunikatën për medie të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka nxjerrë aktgjykim dënues, për dy dispozitiv të aktakuzës ka shqiptuar dënim unik prej 6 viteve burgim dhe 5000 Euro gjobë, për secilin të akuzuar.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim ndaj të akuzuarve, ku i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, kurse palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​