12 prokurorë të rinj japin betimin para prresidentit Thaçi

E publikuar: 07/05/2019 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot janë betuar solemnisht 12 prokurorë me mandat fillestar.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Presidencës.

Prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale.

 Këta prokurorë të rinj do të shpërndahen nëpër të gjitha Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës.