12 celularët më të mirë për momentin (Foto)

E publikuar: 29/06/2016 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Viti 2016 pritet të sjellë celularë të tjerë konkurrues, por, për momentin, këta janë ata që shihen si më të mirët në treg.

Ndërkohë, për celularët më të mirë që ofrohen nga Kina, mund të shikoni këtë listën këtu.

Celularët në foto nuk janë renditur sipas cilësisë, por është një galeri me 12 celularët më të mirë të momentit.

Galaxy Note 5. Ofron ekran të madh 5.7″, me cilësi shumë të qartë. Ka trup elegant alumini dhe laps që përshtatet me programe të ndryshme.

Sony Xperia Z5. Solli ekranin e parë 4K në një smartfon. Veç kësaj, mburret dhe me një kamera 23 MP.

HTC 10. Ka amplifikues zanor që ia bën zërin shumë më të pastër se të tjerët.

Microsoft Lumia 950 XL. Celulari më i mirë për biznes. Përveç parametrave të mira, ky telefon mund të përdored edhe si kompjuter Desktop, me programe “Office 365”.

Nexus 5x. Për parametrat që ka, ofron një çmim shumë konkurrues në treg. Ka USB-C që mundëson karikim të shpejtë dhe sensorë për shenja gishtash.

iPhone SE është celulari më i lirë i Apple. Edhe pse me ekran të vogël 4″, ofron lukse si Live Photos dhe kamera 4K.

Iphone 6s plus. Më i madh se 6S, me ekran 5.5″. Ndryshe nga 6S, ka edhe rezolucion 1080p.

Samsung Galaxy S7. Mbetet celulari me kameran më të mirë në treg. Veç kësaj, është edhe i mbrojtur nga uji.

Samsung Galaxy S7 Edge. Ka ekran më të madh dhe bateri më të madhe se S7, por parametrat e tjera, përfshi kamerën, i ka njësoj si S7

iPhone 6s ka veçori të reja që të mëparshmit nuk i kanë, si 3D touch, live photos, kamera 12 MP, etj.

LG-G5, celulari modular të cilit i montohen e çmontohen pjesë.