11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

13.07.2019 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Prej 12 majit deri më 9 korrik, në ujërat e brigjeve shqiptare, kanë humbur jetën 11 persona. Një bilanc i lartë jetësh të humbura, gjatë dy muajve të parë të sezonit turistik. Më 12 maj do të shënohej viktima e parë, pasi një 55 vjeçar u mbyt në Sarandë.

Një muaj më pas, më 11 qershor, do të shënohej viktima e dytë e mbytur në det. Bëhet fjalë për një të moshuar 86-vjeçar, i cili u gjet rreth 1.5 milje larg bregut të Durrësit. Po atë ditë, sipas një bilanci të GSH, një tjetër i moshuar nga Kosova, vdiq në plazhin e Durrësit, ndërsa gjashtë ditë mmë pas, një pushuese 70-vjeçare humbi jetën në Vlorë.

Katër ditë më vonë, në 21 qershor, po në qytetin e Vlorës, për shkak të një ataku kardiak, një pueses në Vlorë humb jetën. Më 24 qershor ishte një tjetër ditë dramatike. Në Durrës u mbytën dy persona, një 75-vjeçar dhe një 31-vjeçar nga Skrapari. Ndëra në Lezhë, në plazhin Rana e Hedhur, u mbyt një 18-vjeçar, trupi i pajetë i të cilit do të gjendej nga peshkatarët tre ditë më pas.

Një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, një turist i ardhur nga Gjermania për të pushuar në Durrës, u mbyt, ndërsa shtatë ditë më vonë, një turist tjetër nga Bosnja, po në Durrës, do të humbte jetën në ujërat e Adriatikut. Më 9 korrik u shënua viktima e fundit në bregdetin Lezhës, ku një i moshuar mbytet përsëri gjatë kohës që ishte duke u larë.

Shpesh, shkaqet për humbjen e jetëve të njerëzve në ujë, ka qenë mungesa e rojeve të plazhit, përgjegjësi e pushtetit lokal dhe bizneseve, ndaj të cilave Qeveria ka paralajmëruar masa të ashpra. Shumica e viktimave kanë qenë të moshuar mbi 60 vjeç, ku shkak për humbjen e jetës së tyre, shpesh janë bërë komplikacionet shëndetësore. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar dhe viktima në moshë të re, si ajo e 18-vjeçarit në Lezhë dhe e 31-vjeçarit në Durrës./syri.net

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Deda: Qeverinë mund ta rrëzonim në qershor, po presim zgjedhjet në LDK

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Policia me masa shtesë gjatë sezonit veror

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Kryeministri Haradinaj ka një apel të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës