108 aktakuza për 24 orë nga Prokuroria e Shtetit

E publikuar: 20/09/2019 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetë (108) aktakuza kundër njëqindenjëzetekatër (124) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë shtatë (7) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve si në vijim:

1.Automjeti transportues i markës “Seat”, çelësat e automjetit, Leja e qarkullimit të automjetit, Motorsharrë e tipit STIHL 026 dhe masa drusore e llojit ahu, sasi 0.80 m³.

Një traktor i tipit Ferguson, rimorkio e traktorit, katër çelësat e traktorit, masa dursore e llojit ahu në sasi prej 1.50 m³, fatura origjinale për shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe fletë përchekkëshja e datës 16 shtator.

Një kamion i markës MAN, çelësat e kamionit, masa drusore e llojit ahu në sasi 20m³.

Një automjet Ford, çelësat e automjetit, një motor sharrë, masa drusore e llojit breu 15 copa me gjatësi të ndryshme.

Një kombi transportues i markës Renault trafik, libreza e kombit, çelësi i automjetit, dy motor sharra të tipit STIHL, masa drusore në sasi prej 1.30m³ dhe fatura origjinale e shfrytëzimit të resurseve natyrore.

Një traktor i markës MASSEY Ferguson, dy çelësa të traktorit, një motor sharrë e tipit CRA dhe masa drusore në sasi prej 1.30m³.

Një kamion i markës VOLVO, çelësat e kamionit dhe masa drusore e llojit Breu, në sasi prej 14.00m³.