100,000 përdorues të rinj i bashkohen një burse të bitcoin në vetëm një ditë

E publikuar: 07/11/2017 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Investitorët nxituan të hapnin llogari të reja për blerjen dhe shitjen e bitcoin pas lajmeve se një prej grupeve të mëdha në botë të bursave planifikon të lançojë platformë këmbimi të bitcoin.

Mëse 100,000 përdorues të rinj ju bashkuan Coinbase një ditë pas publikimit të lajmit sipas të dhënave të përpiluara nga Alistair Milne.

Coinbase është bursa më e madhe e këmbimit të bitcoin në SHBA dhe një prej formave më popullore të blerjes dhe shitjes së monedhave virtuale si bitcoin, ethereum dhe litecoin.

Kompania aktualisht numëron 11.9 milion përdorues. Grupi CME tha javën e kaluar se do të pranojë bitcoin brenda këtij viti.

Shumë investitorë do të kenë mundësi të blejnë në mënyrë direkte bitcoin. Monedha u rrit në 7,500 dollar në ditët që pasuan.

Coinbase është themeluar në 2012-ën dhe ka ngritur një investim prej 217 milion dollarësh. Gjatë këtij viti ajo raportoi një rënie të sistemit nga trafiku i lartë. /PCWorld Albanian