100 të vrarë nga sulmet e ushtrisë siriane në Ghouta

E publikuar: 21/02/2018 02:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmet siriane me artileri të rëndë e raketa në periferi të Damaskut kanë vrarë rreth 100 vetë dhe plagosur rreth 500 të tjerë që nga dita e diel.

Ndërsa njoftoi këtë fakt, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se mes viktimave të Ghouta-s lindore ka një numër të madh civilësh, përfshirë fëmijë.

Ushtria siriane ka nisur një operacion të gjithanshëm për të rimarrë Ghoutan lindore. Ajo është një nga zonat e fundit pranë Damaskut ende në duart e rebelëve dhe militantëve islamikë që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e Asadit.

Sipas vëzhguesit sirian, operacioni ajror synon të hapë rrugën për një ofensivë tokësore.

Luftimet në lindje të Ghoutas duhej të kishin sjellë një armëpushim të ndërmjetësuar mes Rusisë, Turqisë dhe Sirisë.

Në vend të saj, rajoni po sheh atë që një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, Panos Moumtzis, e quajti “një përshkallëzim ekstrem të armiqësive”.

Banorët dhe punëtorët që merren me shpërndarjen e ndihmës thonë se për shkak të situatës, asnjë ushqim apo mjete për lehtësim nuk po depërton dot drejt zonave në nevojë.