100 të rinj nga Rahoveci aderojnë në AAK

E publikuar: 02/10/2015 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AAK-së i janë bashkuar 100 të rinj nga Rahoveci. Në një ngjarje krejt të vacant të aderimit të tyre kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të AAK-së, të prirë nga Kryetari Haradinaj.
Anëtarësimi i një numri kaq të madh të të rinjëve në AAK, është mesazhi më i mirë që AAK-ja është në drejtimin e duhur, ka thënë lideri i saj Ramush Haradinaj.

Ne jemi përcaktuar që të jemi një parti e hapur edhe për njerëz, edhe pë ride të reja. AAK, po shndërrohet në një pati serioze dhe një adresë e një alternative cilësore politike, ka thënë Haradinaj.

Ditë më parë, në këtë parti kishin aderuar dhjetra të rinj në komunën e Ferizajt. Që prej zgjedhjeve të fundit në AAK, ajo i është nënshtruar një reformimi thelbësor duke përfshirë edhe strukturat e partisë në terren.