100 milionë euro për Simeonen

E publikuar: 28/02/2016 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Interit e dëshiron tranjnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone.

Inter i ka ofruar Diego Simeones pagë prej 20 milionë eurosh në sezonë dhe kontratë pesëvjeçare, vetëm e vetëm që t’i bashkohet Neroazzurëve, përcjell Lajmi.net nga Sport.

Simeone ka qenë edhe lojtar i Interit për dy sezone (1997-98 dhe 1998-99), duke i realiuar 14 gola në 85 ndeshje.

Vendimin për ta sjellë Simeonen në Inter e ka marrë pronari i klubit, Eric Tohir, në bashkëpunim me partnerët ekonomik Proto Group LTD.

Tohir dëshiron që argjentinasi të jetë në krye të shtabit teknik te zikaltrit që nga sezoni 2016-2017.