100 milion euro per Belotin

E publikuar: 17/02/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andrea Belotti mund të transferohet në Spanjë. Sipas së përditshmes italiane, “La Gazzetta dello Sport”, Real Madrid dëshiron në skuadër shërbimet e sulmuesit të Torinos. Tashmë kanë nisur kontaktet e para dhe në merkaton e verës, Fiorentino Perez do të tentojë ta sjellë 23-vjeçarin në “Santiago Bernabeu”. Klubi italian kërkon 100 milionë euro për Belottin dhe sipas “La Gazzeta dello Sport”, kjo shifër nuk do të jetë problem për presidentin e “Los Blancos”. GJithsesi “galaktikët” duhet të fitojnë garën dhe me skuadrat angleze që kanë shfaqur interes për bomberin e Torinos.