10 vjet më parë Interi fitoi Ligën e Kampionëve dhe kompletoi tripletën

E publikuar: 22/05/2020 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 22 maj të vitit 2010, klubi i madh italian, Interi kompletoi ‘sundimin’ e futbollit, duke kompletuar fitimin e tre trofeve.

Fitimi i tre trofeve brenda një sezoni apo i njohur ndryshe si ‘tripleta’ është një gjë që shumë pak klube kanë arritur të bëjnë gjatë historisë.

Trofeu i parë erdhi me triumfin në Kupën e Italisë, pastaj fituan titullin në Serie A, ndërsa qershia mbi tortë erdhi me fitimin e Ligës së Kampionëve.

Pikërisht është trofeu i Ligës së Kampionëve, i cili është fituar saktësisht sikur sot 10 vite më parë, pra me 22 maj të vitit 2010.

Festa pas trofeut të Ligës së Kampionëve

Finalja e madhe e këtij turneu u zhvillua në Santiago Bernabeu, ku Nerazzurrët mposhtën Bayern Munichun me rezultat 2-0.

Fitorja e klubit italian erdhi falë dy golave nga sulmuesi argjentinas, Diego Milito.

Milito ishte vendimtar te Interi më 2010

Kupa e Italisë ishte trofe i parë i Interit këtë vit dhe u fitua me datë 5 maj ndaj Romës.

Fitorja erdhi me rezultat minimal 1-0 dhe u fitua po ashtu me golin e Militos.

Interi duke festuar triumfin në Kupën e Italisë

Triumfi në kampionatin vendas, Serie A, erdhi vetëm në ndeshjen e fundit pas një gare të ashpër me Romën.

Ndeshja vendimtare ishte në udhëtim te Seiena dhe u fitua me rezultat 1-0.

Nerazzurrët duke festuar titullin e 18-të Serie A në histori

Trajner i këtij Interi legjendar ishte portugezi Jose Mourinho, ndërsa ekipi ishte i mbushur me yje dhe legjenda.

Julio Cesar, Maicon, Lucio, Walter Samuel, Javier Zanetti, Esteban Cambiasso, Thiago Motta, Dejan Stankovic, Wesley Sniejder, Goran Pandev, Samuel Eto’o dhe Milito ishin lojtarët kryesor të këtij Interi.

Arkitektët e Interit, Mourinho dhe Moratti

Por, nuk duhet harruar as lojtarë tjerë si Francsesco Toldo, Christian Chivu, Marco Materazzi, Ivan Cordoba, Mario Balotelli dhe Sulley Muntari.

Merita të mëdha padyshim se pati edhe presidenti Massimo Moratti, i cili nuk ndali investimet për vite me radhë deri ta bëri ëndrrën realitet.@Inter_en

🔙 | ON THIS DAY

22 May 2010: Treble winners!#Timeless2010 #Triplete2010 #Pirelli

Powered by @Pirelli

Embedded video

134Twitter Ads info and privacy39 people are talking about thisInter@Inter_en

🕙 | TIMELESS

Time may pass, but legends remain ⚫️🔵#Timeless2010 #Triplete2010 #Triplete #ForzaInter #Pirelli

Powered by @Pirelli

Embedded video

380Twitter Ads info and privacy127 people are talking about this