10 telefonat më popullorë të javës (Foto)

E publikuar: 08/11/2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seritë Samsung Galaxy J vazhdojnë të triumfojnë në listën e 10 telefonave më popullorë, por këtë javë treshja e parë është ndarë nga pjesëtar i ri. Galaxy J7 mban vendin e parë, ku ka qenë për javë të tërë, ndërsa në vend të dytë është telefoni i ri OnePlus X. Telefoni i shumëpritur i OnePlus përmban ekran 5 inç AMOLED.

Më poshtë listës gjejmë sërish dy telefona inteligjentë të serisë Galaxy J. Kështu në vend të tretë kemi Galaxy J5, ndërsa në vend të katërt është Galaxy J2, i cili është ngjitur nga vendi i shtatë që ishte javën e kaluar. Nëse doni një telefon buxhetor me ekran Super AMOLED, Galaxy J2 është i duhuri.

Popullariteti i Apple iPhone 6s ka rënë tashmë, prandaj në listën e kësaj jave është pozicionuar në vend të nëntë, nga vendi i pestë që ka qenë për dy javë rresht. Listën e 10 telefonave më popullorë të kësaj e jave e mbyll një telefon i ri i Samsung-ut, që i përket serisë Galaxy On. Telefoni i ri Galaxy On7 përmban ekran 5.5 inç me rezolucion 720 pikselë, procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz dhe kamera 13/8 MP.

1234