10 të ndaluar për 24 orë

E publikuar: 29/06/2020 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 10 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy  kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy  personave të dyshuar.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një kamioni të markës Mercedes L 608 D, çelësin e kamionit dhe masë drusore të llojit “Breu”, në sasi prej 4.08 m³. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar.

Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një  person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë kësaj periudhe me aktvendim të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy  persona të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni të markës Mercedes L 608 D, çelësin e kamionit dhe masë drusore të llojit “Breu”, në sasi prej 4.08 m³.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.